Juventusi gati të rinovojë me 3 lojtarë, Lichtsteinerit i tregohet dera

Juventusi po përgatit për tu rinovuar kontratat me Andrea Barzagli, Alex Sandro dhe Giorgio Chiellinin.

Bardhezinjtë tashmë kanë filluar të planifikojnë për sezonin e ardhshëm trajnerin, Massimiliano Allegri.

Chiellini dhe Barzagli në fund të sezonit janë jashtë kontratës, por “Calciomercato.com” ka zbuluar se dy lojtarët në fjalë shumë shpejt do të rinovojnë me “Zonjën e Vjetër”, shkruan SYRI.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chiellini pritet të firmosë deri në vitin 2020, ndërsa raportohet se Stephan Lichtsteiner nuk do t’i ofrohet një kontratë e re dhe pritet që të bashkohet me Marseillen ose Valencian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata është po aq e paqartë me Sami Khedira, i cili ka kërkuar të lëvizë në MLS të Amerikës.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?