Juventusi i Pirlos zhgënjen sërish, Lazio e shokon në sekondat e fundit (VIDEO)
Juventus humbet dy pikë të tjera në kampionat. Skuadra torineze pësoi golin e barazimit 1-1 në sekondat e fundit të shtesës. Sërish një tjetër ndeshje shumë e dobët e ekipit që drejtohet nga Pirlo që nuk fiton ndaj Lazios edhe pse këta të fundit kishin shumë mungesa.
Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar shumë shpejt në avantazh që në minutën e 15-të. Juan Cuadrado me një aksion të shpejt në krahun e djathtë shërben në zonë për Ronaldon, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Lazio vuan mungesën e Immobile, teksa e ka të vështirë që të shfaqet e rrezikshme në zonën kundërshtare. Muriqi mbulohet mjaftë mirë nga Bonucci dhe Danilo.
Ronaldo godet shtyllën pas një kundërsulmi të shpejt, ndërkohë që edhe në pjesën e dytë dyshja e sulmit të ekipit torinez është shumë e rrezikshme në disa raste. Dalja në minutat e fundit të Ronaldos dhe Moratës për shkak dëmtimi ka krijuar jo pak shqetësim te Juventusi. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një fitore të bardhezinjve, Lazio shënon me të përhershmin Caicedo, i cili brenda zonës është i frikshëm. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

