Juventusi kalon në raundin tjetër
Juventus ka përmbysur Tottenhamin në Wembley 1:2, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Skuadra italiane Juventus ka arritur që nga 1:0 të rikthej rezultatin në 1:2 ndaj Tottenhamit, të cilën e eliminoi nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi ndeshja e parë në Torino kishte përfunduar baras 2:2.
Tottenham shënoi golin e parë me anë të Son, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Juventus u përgjigj me dy gola të shpejtë për tre minuta të Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala.
Përveç Juventusit në çerekfinale kanë kaluar edhe Manchester City, Liverpool dhe Real Madrid.

