Juventusi “lë nam”, ndalet ndaj vendit të fundit në renditje
Juventus konfirmon sezonin e errët, teksa sot nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës, vendit të fundit në renditje.
Një tjetër ndeshje shumë e dobët nga skuadra e Allegrit, që vijon të lërë në diskutim pjesëmarrjen në Champions. Pierozzi shtangu bardhezinjtë me një goditje të saktë me kokë në pjesën e parë.
Juventus do të gjente barazimin vetëm në minutat e fundit, me Rabiot që shënoi pas një rrëmuje në zonë.
Rabiot goal https://t.co/zHFbOWju37
— JuveFC (@juvefcdotcom) May 12, 2024
KOHA JONË SONDAZH

