Juventusi mposhtet nga Sampdoria 3-2

Sampdoria ka treguar paraqitje shumë të mirë, duke mposhtur 3:2 Juventusin. Kampioni i Italisë, Juventus ka pasur një paraqitje shumë të dobët ndaj Sampdorias, nga e cila u mposht me rezultat 3:2.

Golat për vendësit i shënuan Zpata, Torreira dhe Ferrari, ndërsa për mysafirët shënuan Higuain dhe Dybala në kohën shtesë. Pas kësaj ndeshje, Juventus mbetet në vendin e dytë më 31 pikë, katër më pak se sa Napoli në vendin e parë, por Inter dhe Roma kanë nga një pikë më pak dhe një ndeshje më pak për të zhvilluar. /Express/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?