Juventusi mund Interin në derbi, vendos goli i Conceicao-s

Juventus merr fitoren e tretë radhazi në kampionat këtë sezon dhe këtë e bën në Derbin e Italisë ndaj Interit. Në “Allianz Stadium” skuadra e Thiago Motta-s thyen ekipin e Inzaghit me rezultatin 1-0.
Në 45 minutat e para Interi ishin më dominues në mbajtjen e topit dhe krijoi disa mundësi të mira në portën e Di Gregorios. Në të dytën Juventusi ishte më i qartë dhe do të gjente dhe golin.
Në minutën e 74-t, pas një aksioni të gjatë, Conceicao përfiton nga një rrëmujë në zonë për të dërguar topin në fundin e rrjetës. Vendimtar në këtë aksion ishte këmbëngulja e Kolo Muani.
Më pas Kopmeiners humbi një shans të për të dyfishuar shifrat, ndërkohë që në krahun tjetër as aktivizimi i Thuram nuk e ndihmoi Interin që të dilte me pikë nga ky derbi. Juvja shkon në vendin e katërt me 46 pikë, po aq sa Lazio, ndërkohë që Interi mbetet në vendin e dytë me 54 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/