Kalendari, java e 26-të e Superiores fillon me duelin Vllaznia-Partizani
Superiorja rikthehet të shtunën, më 4 prill, me dy duelet më të rëndësishme të javës së 26-të të kampionatit. Skenën fillimisht e merr përballja mes Vllaznisë kryesuese dhe Partizanit pretendent për titull, që ka vetëm dy pikë më pak se shkodranët. Kjo ndeshje luhet prej orës 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa tri orë më pas Teuta pret Laçin, në një tjetër finale të kësaj jave të kampionatit.
Të dielën do të luhen tri ndeshje të tjera. Tirana, pas fitores në Laç, duhet të mposhtë Apoloninë e vendit të fundit dhe të shpresojë që rivalët të ngecin në ndonjë barazim mes tyre.
Në fierakët luajnë në orën 13:00, njëkohësisht me duelin për mbijetesë mes Bylisit dhe Kastriotit në Ballsh. Skuadra e Dovedan ka shansin që t’i afrojë krutanët në vallen e zonës së ftohtë. Kjo javë mbyllet me Kukësi-Skënderbeu, me verilindorët që duan tre pikë qetësie, ndërkohë që korçarët duan të mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, më 3 prill 2021
Ora 13:00 | Vllaznia-Partizani
Ora 16:00 | Teuta-Laçi
E diel, më 4 prill 2021
Ora 13:00 | Tirana-Apolonia
Ora 13:00 | Bylisi-Kastrioti
Ora 16:00 | Kukësi-Skënderbeu
KOHA JONË SONDAZH

