FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamberi: Ishte një çmenduri, dua të debutoj sa më parë me Kombëtaren!

Florian Kamberi është ftuar nga trajneri Edy Reja për ndeshjet me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon dhe shpreson që tani të debutojë me ngjyrat kuqezi. Për dy vite nuk e ka pasur mundësinë ta bëjë diçka të tillë, për shkak të dëmtimeve dhe pandemisë së COVID-19.

“U thirra për herë të parë nga Shqipëria në nëntor të vitit 2019. Isha i dëmtuar dhe nuk mund të luaja. Gjithashtu as dokumentacioni nuk ishte gati. Vitin e shkuar më pas ishte çështje fluturimesh dhe COVID-i. Në një tjetër grumbullim nuk mund të shkoja se isha vetë i infektuar me koronavirus kur isha në Zvicër.

Ishte një çmenduri, pasi ndodhën shumë gjëra në dy vite. Për më tepër ato që ndodhën nuk ishin në varësinë time. Isha i mërzitur, pasi unë dua që të luaj për Shqipërinë. Jam kënaqur që tani jam në formë, jam i grumbulluar dhe dua që të luaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i përqendruar te tre ndeshje kualifikuese. Është diçka e mirë që mund të përballemi me emra të mëdhenj si Anglia, por së pari shpresoj që të debutoj kundër Andorrës. Pastaj ndaj Anglisë do ishte speciale”, Kamberi për “Daily Record”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?