FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampioni i Europës kërkon ndjekje penale për dëmtuesit e imazhit

Kampioni i Europës në kërcim së gjati në Beograd, Izmir Smajlaj, ka reaguar ashpër me anë të një postimi në Facebook pas lajmeve në media të ndryshme që kanë spekualiar me emrin e tij për një largim të mundshëm nga Shqipëria.

“Duke ndjekur me një përbuzje të madhe të gjitha lajmet e hedhura sot në portale të ndryshme të mediave, jam shumë i indinjuar dhe i revoltuar nga shkrimi i këtyre pseudo-analistëve.

Ndaj, jam i detyruar të përgënjeshtroj, duke theksuar se:

Swiss Digital Desktop Reklama

I jam shumë mirënjohës shtetit shqiptar për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk kam bërë asnjë deklaratë zyrtare, në të cilën të kem deklaruar largimin tim nga Shqipëria.

Për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi, deri në penale, të gjithë ata që flasin në emrin tim. Të gjithë ata që duan të dëmtojnë imazhin dhe figurën time. Jam krenar që jam shqiptar dhe që lartësoj flamurin shqiptar në mbarë botën”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?