Kamza Karate Open 2017, Turneu Ndërkombëtar në palestrën e Bathores me pjesëmarrjen e sportistëve nga 5 shtete. Ja fituesit
Morën pjesë 470 sportistë. Iniciator i aktivitetit për të 3-in vit radhazi ishte trajneri i Kamzës, Luftar Kurti me mbështetjen e kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Zhvillohet Turneu i tretë Ndërkombëtar “Kamza Karate Open 2017”, në Palestrën e Bathores. Ky aktivitet madhështor si në numrin e pjesëmarrjes ashtu dhe në nivelin sportiv, cilësor dhe organizativ tashmë është bërë traditë për qytetin e Kamzës. Kampionati i tretë u organizua nga Bashkia Kamëz në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Kamza karate dhe Federatën Shqiptare të Karatesë. Iniciator për kryesor për organizimin e këtij aktiviteti madhështor për të 3-in vit radhazi ishte trajneri i Kamzës, Luftar Kurti me mbështetjen e Bashkisë dhe personalisht të kryebashkiakut Xhelal Mziu. Këtë vit u vërtetua se falë organizimit të mirë dhe cilësorë u rriti numri i pjesëmarrësve dhe sportdashësve në mbi 1500 vetë ditën e zhvillimit të aktivitetit. Në këtë eveniment morën pjesë 470 sportistë në dy disiplinat kumite ( ndeshje ) dhe kata ( ushtrime të lira), nga 5 shtete të ndryshme si Kosova, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria nga këto 41 klube. Kamza u përfaqësua me 31 sportist nga të gjitha grupmoshat dhe mori gjithsej 7 medalje ari 5 argjendi dhe 11 bronzi nga këto: me medalje Ari u stolisen Ernik Pjetri, Elton Kadriu, Danjoll Mehmetaj, Mariglena Spahiu, Aurel Pulaj, Leonard Shota; me medalje argjendi Edilson Loci, Ervin Kadriu, Lion Zmali, Bledar Daci, Iliana Kurti me medalje bronzi Xhani Nikolli, Valentino Tanushi, Oresti Kurti, Aurel Pulaj, Ernik Pjetri, Rigers Boci, Orgito Koci Anxhelson Hysa, Klevis Buci, Adriano Korbi dhe Roberto Maklekaj.
U shpërndanë pllaketa mirënjohje dhe kupa për klubin më të suksesshëm, klubin me masovik dhe për sportistët më të mirë të aktivitetit si dhe kupë për dy klubet më të suksesshëm.
Në përfundim të aktivitetit në bazë të rezultateve përfundimtare në rang shtetesh pjesëmarrëse në këtë eveniment kupën si federata më e suksesshme e mori Federata e karatesë Kosovës. Kupën si ekipi më i suksesshëm e fitoi ekipi Kamza karate. Kupën e ekipit më masovik e mori “Bijtë e Shqipes” nga qyteti i Leshnjes. Kupën si sportisti më i suksesshëm në senjor u nderua Spajdi Celami, ndërsa kupën si sportistja më e suksesshme në senjore e fitoi Borbardha Sulaj.
Ky aktivitet u organizua me standarde Evropiane dhe përfundoj me sukses pa lëndime. Vitin e ardhshëm jemi të sigurt që duke u bazuar se kemi ardhur vazhdimisht në rritje çdo vit në organizimin e këtij kampionati do të tejkalojmë përmasat e një kampionati Ballkanik në numrin e pjesëmarrësve.
KOHA JONË SONDAZH

