Kane: I lumtur te Bayerni, synimi është ta mbyllim me trofe edhe në Champions

Pas një dekade te Tottenham Hotspur, ku u kthye në simbol të klubit por pa arritur të fitojë një trofe, Harry Kane duket se ka gjetur më në fund shpërblimin e shumëpritur në Gjermani.

Transferimi te Bayern Munich ka ndryshuar rrënjësisht rrjedhën e karrierës së sulmuesit anglez. Fundjavën e kaluar, ai shtoi një tjetër titull të Bundesliga në koleksionin e tij, duke e shoqëruar me suksesin e sezonit të kaluar dhe Superkupë.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Stuttgart, Kane vulosi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme duke realizuar golin e 51-të sezonal,një shifër që flet qartë për formën e tij të shkëlqyer në moshën 32-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në drejtimin e klubit bavarez, zërat për të ardhmen e tij janë të qartë. Presidenti i nderit, Uli Hoeneß, theksoi: “Me klauzolën e lirimit që skadon në verën e vitit 2026 dhe kontratën deri në 2027, nuk jemi nën presion për momentin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Kane, në një prononcim për Sky Sports Gjermani, u shpreh i kënaqur me aventurën e tij: “Jam vërtet i lumtur këtu. Me ekipin, trajnerin dhe stafin, të gjithë po ecim në të njëjtin drejtim. Kemi ende shumë për të arritur këtë sezon dhe kjo e bën gjithçka emocionuese”.

Duke reflektuar mbi suksesin, sulmuesi anglez nënvizoi sakrificën pas triumfeve: “Fitimi i titujve nuk është kurrë i lehtë. Shumë mendojnë se duhet të fitojmë çdo vit, por pas kësaj fshihet një punë dhe përkushtim i madh. Tani synimi është ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë, në kampionat, kupë dhe natyrisht në Champions League”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?