Kane, Olise dhe Luis Díaz, trinomi që po bën ligjin në futbollin europian

Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë në historinë e UEFA Champions League. Përballja mes PSG dhe Bayern Munich në “Parc des Princes” u shndërrua në një spektakël të rrallë futbolli, me plot 9 gola dhe rezultatin 5-4, duke hyrë si gjysmëfinalja më e pasur me gola në historinë e kompeticionit.

Në qendër të këtij shpërthimi ofensiv ishte treshja e frikshme e bavarezëve: Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Díaz. Secili prej tyre gjeti rrugën e rrjetës, duke e çuar totalin e golave sezonalë në 100, një shifër që i vendos në të njëjtin nivel me treshet legjendare të futbollit europian.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë arritje, trio aktuale e Bayernit barazon prodhimin e famshëm të “BBC” te Real Madrid, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale në sezonin 2014-15, si dhe treshen ikonike të Barcelonës me Lionel Messi, Samuel Eto’o dhe Thierry Henry-n në sezonin 2008-09.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statistikat sugjerojnë se kjo treshe nuk ka ndërmend të ndalet. Me të paktën pesë ndeshje ende në kalendar, në Bundesliga, Champions dhe Kupë, ata kanë mundësinë reale të lënë pas edhe rekordin e mëparshëm të Bayernit (92 gola nga Robert Lewandowski, Serge Gnabry dhe Thomas Müller në 2019-20), si dhe të afrohen me kuotat historike të vendosura nga treshet e Barcelonës.

Ndërkohë, dominimi i tyre në Europë është i pakontestueshëm këtë sezon. Me 100 gola, ata lënë pas treshe të tjera elitare si ajo e Real Madrid me Kylian Mbappé, Vinícius Júnior dhe Federico Valverde, apo grupime të tjera sulmuese në kontinent.

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?