Kane gjeti golin pas 500 ditësh me Anglinë: Prisha një “magji”!
Harry Kane i dha fund “agjërimit” 500-ditor kundër Shqipërisë në “Air Albania”. Sulmuesi i Tottenham u zhbllokua përfundimisht në Tiranë, kur shënoi golin e parë ndaj kuqezinjve, përpara se të vuloste gjithçka 2-0 Mason Mount. Kane ishte i kënaqur që më në fund, pas një pritjeje të gjatë, gjeti golin e tij të 33-të me kombëtaren.
“Gjithmonë e kam thënë se si sulmues, ndonjëherë ti kalon nëpër ‘magji’, ku të kthehet kundër gjithçka që prek. Edhe mua më ndodhi kjo, ku thjesht nuk shkoi ashtu siç duhet.. E prisha këtë “magji” në Tiranë, por besoj se më është mohuar një gol për pozicion jashtë loje më herët, pa të drejtë.
Sidoqoftë, kjo është pjesë e të qenit sulmues. Thjesht duhet të qëndrosh i përqendruar për të bërë punën tënde për ekipin. Dhe fatmirësisht ne e bëmë këtë si ekip. Ishim shumë mirë për të marrë tri pikët”, deklaroi Kane.
KOHA JONË SONDAZH

