Kaos në Paris pas kualifikimit të PSG në finalen e Champions-it, një makinë përplas 3 tifozë (VIDEO)

Festa për kualifikimin e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve është kthyer në një natë dhune dhe kaosi në kryeqytetin francez. Pas fitores së skuadrës pariziene ndaj Arsenalit, si në ndeshjen e parë ashtu edhe në atë të kthimit, tifozët u hodhën në rrugë për të festuar, por situata doli jashtë kontrollit.

Sipas autoriteteve franceze, incidenti më i rëndë ndodhi në Avenue Marceau, pranë Champs-Elysées, ku një automjet përplasi tre tifozë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy të tjerët kanë plagë më të lehta. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga policia.

Pamjet që po qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale tregojnë reagimin e menjëhershëm të turmës, e cila sulmoi makinën përgjegjëse për aksidentin, duke e shkatërruar dhe më pas djegur. Tensioni u përshkallëzua në një situatë që ngjante me një “luftë urbane”, me makina të tjera të djegura, përfshirë edhe një mjet të bashkisë së Parisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e rendit, që numëronin rreth 2.000 efektivë të angazhuar për ruajtjen e rendit, ndërhynë me vështirësi dhe raportuan plot 43 arrestime gjatë natës, sipas të dhënave zyrtare të prefekturës së Parisit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?