Kapllanaj: Shpresojmë që kryeministri mos na mashtrojë sërish për 4 kërkesat!
Në një intervistë të dhënë para ndeshjes ndaj Laçit, presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj, foli në lidhje me bojkotin dhe premtimet që klube u janë bërë.
“Bojkoti është për t’u respektuar. Të 10-ta klubet qëndruam bashkërisht. Shpresojmë që kryeministri të mos na mashtroi për të dytën herë, si 100 ditëshi i parë.
Na është dhënë një premtim serioz që të plotësohen 4 pikat, ashtu siç i kemi kërkuar ne. Kjo na shtyu që të futeshim në fushë. Shpresoj dhe mendoj që do të realizohen.
Kemi marrë premtim që gjithçka do të realizohet në një afat shumë të shkurtër. Nëse nuk ishim të bindur që do të realizoheshin të 4 kërkesat, nuk do ishim futur në fushë. Nëse ndodh e kundërta, i bie që kryeministri të jetë super mashtrues”, u shpreh Kapllanaj për “Gol pas Goli”.
KOHA JONË SONDAZH

