Kategoria Superiore/ Ndryshim në programin e javës së 9, ja ku dhe kur do luhet Tirana-Elbasani

Skuadrat e Kategorisë superiore do të kthehen në fushat e lojës në mesjavë për ndeshjet e javës së 9.

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur një ndryshim në kalendarin e kampionatit të kësaj jave dhe bëhet fjalë për ndeshjen mes Tiranës dhe Elbasanit.

Kjo sfidë, e parashikuar të luhej në 29 tetor, në 19:30 në “Air Albania Stadium” do të luhet në të njëjtën ditë, por në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 14:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?