Kënga e tij do shoqërojë Shqipërinë në Europian, Capital T: Krenari dhe privilegj!
Kënga e Capital T e quajtur “Albania”, do të shoqërojë Shqipërinë gjatë rrugëtimit në Europian. Këngëtari, nëpërmjet një video të postuar nga FSHF, e cilëson besimin e dhënë si një krenari dhe privilegj për të.
“Përshëndetje të gjithëve, uroj që të jeni mirë! Jemi këtu për të prezantuar projektin e ri për ekipin kuqezi dhe gjithë tifozat anembanë botës. Përfaqësuesve tonë i urojmë shumë suksese! Urojmë që të shkojnë lartë e më lartë dhe shpresoj që kjo këngë ka për ti motivuar ata për suksese më të mëdhaja por edhe tifozat anembanë botës me i shërby me festu.
Po ashtu me e promovu Shqipërinë në sytë e botës, siç i ka hije. Është krenari dhe privilegj i madh, gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe. Uroj t’ia kemi dalë dhe ishalla i’u pëlqen. Mos harroj të cek që jemi të gjithë një për një qëllim dhe shumë dashuri për të gjithë”, tha Capital T.
KOHA JONË SONDAZH

