“Kështu, çdo kontakt do të ishte penallti”, shpërthejnë lojtarët e Interit pas humbjes

Interi ka reaguar me zhgënjim të madh pas humbjes në San Siro kundër Liverpoolit, një ndeshje e vendosur nga një penallti që zgjoi shumë polemika. Vendimi i arbitrit gjerman Felix Zwayer erdhi pas rishikimit në VAR për një tërheqje të lehtë të Bastonit ndaj Wirtz, episod gjatë të cilit sulmuesi i Liverpoolit u rrëzua lehtësisht në zonë. Penalltia u ekzekutua me sukses nga Szoboszlai, duke i dhënë fitoren skuadrës angleze.

Vendimi ka ngjallur shumë diskutime, veçanërisht duke marrë parasysh që VAR-i kishte anashkaluar në pjesën e parë një prekjen e topit me dorë nga Van Dijk pas një goditjeje të Bisseck, episod që sipas Interit ishte penallti e pastër.

Henrikh Mkhitaryan nuk i fshehu kritikat pas ndeshjes: “Dhemb kur humbet një ndeshje të tillë, pastaj një penallti e tillë është e pashpjegueshme. Duhet të punojmë më shumë, të shohim përpara dhe të përpiqemi të ndryshojmë situatën.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe mesfushori Zielinski foli në të njëjtën linjë: “Nëse fillojnë të akordojnë penallti për këto episode, atëherë çdo kontakt do të përfundojë me penallti.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje, edhe kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, u duk i pasigurt për vendimin kundër Interit, duke u shprehur me një buzëqeshje të lehtë: “Arbitri vendosi kështu. Për mendimin tim, goli që na u anulua duhej të ishte i vlefshëm, kështu që …”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?