Klubi i njohur rus i beson numrin 10 bomberit Mirlind Daku

Mirlind Daku e la pas gabimin e bërë pas sfidës ndaj Kroacisë, për të cilin mori edhe pezullimin prej 2 ndeshjesh nga UEFA, ndërsa është kthyer me vrull tipik te Rubin Kazan.

Klubi nga Kazani vërtet vendosi ta gjobiste sulmuesin “kuqezi”, por nga ana sportive ka vlerësimin më të lartë për shqiptarin e Kosovës dhe këtë e tregon fakti se Daku do të ketë edicionin e ardhshëm fanellën me numrin 10, që është padyshim më e shquara në futbollin botëror.

Të tillë fanellë e kanë mbajtur Maradona apo Platini dhe e mban Messi. Ishte vetë sulmuesi 26-vjeçar që botoi në faqen e tij në Instagram fotot e fanellave me numrin 10, atë me ngjyrë të bardhë, dhe të gjelbër, teksa sezonin e shkuar mbante atë me numrin 19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?