Koeman telefonon Suarez-in, i jep lajmin e hidhur që e priste

Ronald Koeman, siç bën me dije mediat iberike, ka telefonuar Luis Suárez dhe i ka bërë të ditur se nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi uruguaian, i cili nuk kishte marrë asnjë njoftim për kthimin në stërvitje, tani do të duhet të përfundojë vitin e kontratës që i ka mbetur me Barcelonën.

Suarez ishte me pushime dhe këtë mëngjes mori një telefonatë nga trajneri i ri Blaugrana. Koeman, në një bisedë të shkurtër, e ka informuar atë se nuk është në planet e tij për sezonin futbollistik, që do të fillojë të dielën.

Sulmuesi uruguajan e përfundon kontratën aktuale me Barcelonën në 30 qershor 2021. Tani, hapi tjetër, siç raportohet nga RAC1, do të hidhet nga avokatët e Suarez, të cilët pritet të negociojnë përfundimin e kontratës së tij.

SHKARKO APP