FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kolegët duan ‘kokën’ e Montellës, 9 trajnerë presin pas ‘portës’ së Milanit

Pas barazimit në ndeshjen e djeshme në Ligën e Evropës në “San Siro” kundër AEK-ut, pankina e Vincenco Montellës është në dyshim të madh.

Edhe pas fjalëve të Marko Fasones dhe Masimo Mirabelit që i dolën në mbrojtje teknikut të “djallit” pas humbjes në derbi kundër Interit të dielën e shkuar, duke deklaruar që Milani nuk po kërkon trajner tjetër, përsëri asgjë nuk është e sigurt në pankinën e kuqezinjve.

Por në ditën e sotme sipas mediave të ndryshme sportive italiane, “shpëtimi” i vetëm i Montellës mbetet sfida e së dielës në kampionat kundër Genoas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur një listë prej 9 teknikësh që janë aktualisht pa kontratë dhe Milani mund të jetë e gatshme t’i kontaktojë në rast dështimi përsëri në ndeshjen e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër ta ka edhe emra “Big” të teknikëve si Carlo Ancelotti, Luis Enrique, Tomas Tuhel, Laurent Blank, gjithashtu edhe Marko Van Basten. Por nuk mbeten pas edhe teknike si Valter Maxarri, Paolo Sousa, Masimo Odo dhe Francesco Guidolin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?