FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kombëtarja mbërrin në San Marino, dy largime dhe një lojtar në dyshim

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të letë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime shkrythëse, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë.

Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.

Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?