Kombëtarja me 4 ndryshime në formacionin ndaj Çekisë
Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lartë moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.
Sa i përket formacioneve zyrtare të sfidës së sotme, Reja ka preferuar të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Uellsin, duke hedhur në fushë nga minuta e parë, Trashin, Veselin, Kallakun dhe Çikalleshin. Pra plot 4 ndryshime.
FORMACIONET ZYRTARE:
ÇEKIA: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi
SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja
KOHA JONË SONDAZH

