Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 10:03 Demokratët marrin Kongresin, çfarë do të thotë kjo për Europën dhe tregjet globale? Donald Trump ka pësuar një nga humbjet më të rënda të karrierës së tij politike, pasi republikanët humbën kontrollin e të dy dhomave të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj: Për mungesat pyesni tranjerin. Ramadani: Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë

Aktualitet E hënë, 21 Shtator 2026 15:26
Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj: Për mungesat pyesni tranjerin. Ramadani: Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin për ndeshjet në UEFA Nations League, ndërsa futbollistët Rey Manaj dhe Ylber Ramadani dolën në konferencën për media nga “Air Albania”. Dy lojtarët folën për sfidat e radhës, pritshmëritë e skuadrës dhe objektivin e Shqipërisë në këto ndeshje. Rey Manaj tha se objektivi i skuadrës në Nations League është vendi i parë në grup. Sulmuesi kuqezi nënvizoi se në këtë kompeticion do të shohim një ekip ndryshe nga ai i miqësoreve të qershorit. Shqipëria përballet me Bejllorusinë më 26 shtator në ”Air Albania Stadium”.

A keni ruajtur gola për ndeshjet me Kombëtaren? Shpresojmë që të gjithë çunat dhe çunat e rinj, si sulmuesit, mbrojtësit dhe mesfushorët, në këto katër ndeshje të japim më të mirën dhe të shënojmë sa më shumë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si e shihni ndryshimin mes ndeshjeve të fundit miqësore dhe këtyre të Nations League? Në radhë të parë, mendoj se dy ndeshjet e fundit miqësore janë ndryshe nga këto që kemi tani, sepse ishin në fund të sezonit dhe të gjithë lojtarët mendonin për pushimet pas një sezoni të gjatë. Plus, vinim pas ndeshjes me Poloninë dhe të gjithë ishim të mërzitur për mosarritjen e objektivit. Ekipi i vërtetë do të jetë ky i Nations League dhe duhet të japim më të mirën për të arritur vendin e parë të grupit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sa shanse kemi për të arritur vendin e parë? Mendoj se grupi vjen nga një moment i mirë. Lojtarët vijnë nga transferime të ndryshme dhe disa prej tyre ende nuk janë në 100%. Objektivi kryesor i yni është të arrijmë të futemi në Europian. Tani kemi Nations League, por objektivi ynë real është Europiani.

Mund t'ju interesojë

Demokratët marrin Kongresin, çfarë do të thotë kjo për Europën dhe tregjet globale?

Demokratët marrin Kongresin, çfarë do të thotë kjo për Europën dhe tregjet globale?

Para 3 minutash
Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë

Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë

Para 6 minutash
U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup iu gjet…

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizë...

Para 12 minutash

Besoj se këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë. Edhe trajneri ka ardhur me shumë dëshirë për të bërë mirë. Si lojtarët që kemi vite në Kombëtare, ashtu edhe të rinjtë, të gjithë jemi në një drejtim. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar që ta fillojmë mbarë këtë sezon.

Rivaliteti në sulm-Rivaliteti është gjë e mirë. Kur e di që do të luash në të gjitha ndeshjet, nuk je plotësisht i motivuar. Ne këtu jemi në Kombëtare dhe të gjithë do të luajnë. Ne duhet të duam të mirën e lojtarëve të tjerë. Të gjithë vijnë nga një moment i mirë dhe kjo është mirë për të gjithë ekipin.

Mungesa e Brojës dhe Bajramit-Unë besoj se çdo lojtar që vjen në Kombëtare ka vlerat e veta. Kombëtarja është nivel i lartë dhe ka shumë opsione. Trajneri bën zgjedhjet e veta, ndërsa futbolli është edhe çështje momenti. Çdokush që vjen këtu duhet të japë 100%. Për mungesat, duhet të pyesni trajnerin.

Ylber Ramadani theksoi se ndaj Bjellorusisë Shqipëria duhet të hyjë seriozisht dhe me mentalitetin për të fituar, duke u mbështetur te filozofia e lojës dhe presingu i lartë. Ai u shpreh se, pavarësisht nëse do të luajë apo jo, është plotësisht i gatshëm të mbështesë skuadrën për të arritur objektivin: vendin e parë në grup.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë?-Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë. Tani çdo kundërshtar është i vështirë për t’u luajtur. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Të futemi që të fitojmë dhe të shkojmë përpara.

Si ndryshon aspekti taktik nga miqësoret në ndeshjet zyrtare në Nations League?-Që nga fillimi, trajneri, kur ka ardhur, na ka bërë të qartë që dëshiron të luajë në presing të lartë dhe dëshiron që ta marrim kundërshtarin më përpara. Siç e thashë, trajneri gjithmonë flet dhe e analizon kundërshtarin, në bazë të tij e përgatit edhe lojën që duhet përgatitur. Si ta surprizojmë.

E ndjeni veten gati për të qenë titullar?-Nuk e kam problem. Dhe kur kam qenë në formën time më të mirë, nuk ka pasur problem dhe kur nuk kam luajtur. Këtu jemi në Kombëtare dhe përfaqësojmë Shqipërinë. Këtu mblidhen të gjithë lojtarët më të mirë. Luajta apo jo, nuk e kam problem. Do t’i mbështes çunat si brenda dhe jashtë. Vetëm për të arritur objektivin që kemi si skuadër.

Ndeshja ndaj Bjellorusisë, do të donit të ishit në fushë?-Të gjithë kanë dëshirë që të luajnë dhe përfaqësojnë shtetin e tyre. Këtu zgjedhjet dhe të gjitha i bën trajneri dhe jam 100% me të. Po luajta apo jo, nuk ka problem. Vetëm të fitojmë dhe të arrijmë rezultatin që duam.

Ndryshimi i formatit, kë keni vlerësuar si kundërshtar më të vështirë dhe a keni bindje që mund të dalim të parët në grup?-Për mendimin tim, futbolli ka ndryshuar. Nuk ka skuadër të lehtë, të gjithë vrapojnë dhe luftojnë. Secila skuadër mund të surprizojë. Ne kemi objektivin tonë, e ka shprehur dhe trajneri. E shprehim edhe ne. Dëshirojmë të dalim të parët në grup.

Etiketat e lidhura

Rey ManajYlber Ramadani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratët marrin Kongresin, çfarë do të thotë kjo për Europën dhe tregjet globale?
Para 3 minutash

Demokratët marrin Kongresin, çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë
Para 6 minutash

Roma në krizë përmbysjesh, “Old Trafford” kthehet në teatër makthesh për verdhekuqtë

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup iu gjet…
Para 12 minutash

U sulmua nga kafshët e egra apo e vranë? Gjendet i pajetë 53-vjeçari në malin e Bulqizës, në trup iu g...

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës
Para 29 minutash

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë aeroportit “Nënë Tereza”, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 12 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 15 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 14 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 11 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.