Komentet e Mourinho-s para derbit, FA ultimatum portugezit t’i sqarojë deri të hënën

Komentet e Jose Mourinho-s para ndeshjes derbi me Manchester City-n nuk i kanë pëlqyer aspak drejtuesve të “FA” (Federata Angleze e Futbollit) të cilët i kanë vendosur kusht portugezit t’i sqarojë deri të hënën në orën 18:00. Në rast se nuk dëshiron të sanksionohet.

Trajneri i United kishte deklaruar për mediat se lojtarët e City-t janë si gjethet, “sa t’i frysh i merr era”. Por, Mourinho kishte shkuar edhe më tej, kur tha se ai nuk do të lejohej kurrë të shprehte bindjet politike siç po bën rivali i tij Guardiola, i cili kishte vënë një flingo të verdhë si simbol i protestës kundër burgosjes së politikanëve katalanas që janë pro pavarësisë së rajonit në Spanjë.

Fjalët e thumbimet ishin në nivele të larta, por loja e United e dirigjuar nga “Mou” la për të dëshriruar pasi City i mposhti në “Old Traford” me rezultatin 1-2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?