FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kontroll i papritur te Gjermania, 8 lojtarë bëjnë testin antidoping

Kombëtarja gjermane sot pati një vizitë të papritur në Sochi, aty ku po bëhet gati për të luajtur në Kupën e Konfederatave “Rusi 2017”.

Tetë lojtarë të trajnerit Joachim Low u desh t’u nënshtroheshin kontrolleve për doping nga FIFA.

Siç shkruan “Sport1”, emrat e inspektorëve të cilët kryen procedurat nuk janë bërë publikë.  Lojtarët të cilët duhet të bënin testet e urinës dhe gjakut u zgjodhën krejt rastësisht në hotelin e skuadrës. Gjermanët, sigurisht, nuk u shqetësuan, sepse kjo është një rutinë e domosdoshme në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e parë e kampionëve të botës do të jetë ajo e së hënës  me Australinë. Në grup Gjermania duhet të përballet edhe me Kilin dhe Kamerunin. Bashkë me Portugalinë, “pancerat” janë favoritë për të fituar turneun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?