FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova, pritet të pranohet në UEFA e FIFA në qershor

Kosova mund të bëhet anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA. Pranimi pritet të bëhet më 29 ose 30 qershor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, në UEFA. Federata e Futbollit e Kosovës është ndër të parat federata në Kosovë që ka nisur iniciativën për anëtarësim në UEFA e FIFA, por, për fatin e saj të keq, ajo do të jetë e fundit që do të pranohet, meqë federata të tjera  janë pranuar ose janë në procesin final të pranimit. Por, pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar dhe pranimit ose të paralajmërimit për një gjë të tillë të federatave kolektive si hendbolli, basketbolli e volejbolli, presioni është rritur dukshëm mbi UEFA-n dhe FIFA-n. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?