FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova shans për fitoren e parë në futboll

Për herë të parë pas shumë ndeshjeve, Kosova është favorite për të triumfuar përballë një kundërshtari. Këtë të hënë, Kosova do të tentojë të marrë fitoren e dytë në një ndeshje miqësore që nga momenti që njihet me të drejta të plota nga UEFA dhe FIFA, triumfi i vetëm mbetet me Ishujt Faroe, 2:0, ndërsa në ndeshje zyrtare – nuk regjistron asnjë fitore, shkruan Gazeta Express. Përballë Kombëtares së Kosovës do të jetë Letonia. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës nga ora 19:30 e para në shtëpi pas pothuajse dy vjetësh.

Në 10 ndeshjet zyrtare pas pranimit në UEFA e FIFA, Kosova gjithnjë ishte autsajder përballë kundërshtarëve në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”.

Por, sonte sipas bastoreve sportive është e kundërta, Kosova është favorite ndaj Letonisë, përcjell Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ndër bastoret më të mëdha në botë “bwin”, fitoren e Kosovës e kuoton me 2.45 ndërsa atë të Letonisë me 2.85. Kurse që kjo ndeshje të ndahet baras, ka kuotën 3.20.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë keni kuotat nga kompanistë e basteve më të mëdha në botë:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/kosova-letonia-befasia-e-dites-460857/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?