Kriset marrëdhënia, Lewandowski zhgënjehet nga Bajerni

Robert Lewandowski është i zhgënjyer nga Bayerni i Mynihut. Disi e vështirë për ta besuar, por fjalët e menaxherit të sulmuesit polak , nuk lënë vend për dyshim. Maik Barthel ka zbuluar se Lewa nuk ka ndjere mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës dhe trajneri Carlo Ancelotti për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

Një zhvillim i ri ky që mund të nxisë skenarë të rinj në merkato, ku nuk ekziston e pamundura, spese askush nuk është i pashitshëm. Ajo që po ndodh me Cristiano Ronaldon e ilustron më së miri këtë.

Në ndeshjen e javës së fundit të Bundesligës nga Frieburgut, Lewandowski luajti titullar, por nuk shënoi asnjë nga katër golat e bavarezëve, duke humbur mundësinë për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kampionatit, pasi Aubameyang e mbylli me 31 finalizime, një më shumë se polaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftohja është e qartë, klubet e mëdha janë gati të përfitojnë për të siguruar shërbimet e një sulmuesi që shënon një lumë golash cdo sezon. Nëse Lewandowski do të vendosë të largohet nga Bayerni, Reali i Madridit do të ishte i gatshëm për të bërë cmendurinë e radhës, sigurisht nëse kampionët e Spanjës “divorcohen” nga Ronaldo, shkruan supersport. Të dhënat e sezonit të fundit flasin në favor të sulmuesit të Bayernit: 43 gola në 47 ndeshje në total, plus 20 asiste. Por nuk është vetëm Reali që nuk do të hezitonte për të shpenzuar shuma të madhë për shërbimet e këtij sulmuesi të jazhtëzakonshëm. Chelsea i Contes, pas thyerjes me Diego Costën është në kërkim të një “bomberi” për të synuar Championsin. Vera e gjatë e futbollistëve të mëdhenj me humor të keq, sapo ka nisur. Si kurrë më parë merkatoja e futbollistëve pritet të ofrojë lëvizje gati të pabesueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?