Kristiano Ronaldo ka katër arësye pse mund të iki nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Real Madridi dhe dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni. Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronalo po kalon momente shumë të vështira në Real Madrid, ku në tetë ndeshje ka shënuar vetëm një gol në La Liga.

Ai madje e ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Realin, e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe besohet se dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Ronaldo ka katër arsye pse dëshiron të largohet dhe nuk është më i lumtur në Santiago Bernabeu.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Tentimi për të nënshkruar me Mbappe – Portugeze nuk ka qenë i lumtur se Real Madrid kishte tentuar ta transferonte gjatë verës francezin Kylian Mbappe, pasi beson se kjo ishte mungesë besimi në të dhe respekti

Swiss Digital Mobile Reklama

2.Thashetheme rreth transferimit të Neymar – Lajmet e fundit në mediat franceze dhe spanjolle thonë se Real Madrid po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurove për Neymar, i cili shihet si zëvendësues i portugezit

3.Paga më e vogël se sa dy konkurrentët e tij Neymar dhe Messi – Ronalo është momentalisht lojtari më i mirë në botë dhe atë për të dytin vit radhazi, por paga e tij është shumë më e vogël se sa ajo e Messit dhe Neymarit, dhe kjo nga Ronaldo shihet si mungesë respekti

4. Problemet me taksa – Portugezi nuk është aspak i lumtur se po akuzohet nga prokuroria spanjolle për ikje të tatimit, pasi beson se kjo është vetëm e kurdisur ndaj. Ronaldo insiston se ai gjithnjë ka qenë shumë i rregullt dhe madje ka paguar edhe më shumë se sa duhej.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?