FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kualifikohen Arsenal dhe Ajax, Napoli fiton por eliminohet (VIDEO)

Arsenali kualifikua mes drithërimash në fazën e 1/8-ave të Europa League-s, pasi mposhti 3-2 në fundin e sfidës Benfican, teksa sfida e parë kishte përfunduar 1-1. Heroi i “Topçinjve” ishte Aubamayang, autor i golit të parë dhe të tretë të londinezëve, ndërsa finalizimin e rezultatit të përkohshëm 2-2 e shënoi Tieney. Për portugezët në fund rezultuan pa vlerë golat e Gonacalves dhe Silvas.

Kualifikohet edhe Ajaxi i Amsterdamit, që fitoi 2-1 përballë Lille, me gola të Klassen dhe Neres, ndërsa për francezët shënoi golin e 1-1 Yazici me 11-metërsh. Nuk bën të njëjtën gjë Napoli, që u eliminua nga Granada me rezultat të përgjithshëm 3-2. Napolitanët fituan 2-1 në stadiumin “Maradona” me gola të Zielinskit dhe Ruiz, por finalizimi i Montoro prishi festën e vendësve.

Hoffenheimi u befasua 0-2 nga Molde, që kualifikohet për fazën tjetër pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-3. Edhe Rangers avancojnë më tej, pas suksesit me goleadë 5-2 ndaj Antwerp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?