Kukësi me 10 lojtarë arrin që të marrë pikë ndaj Teutës

Kukësi-Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në duelin e vlefshëm për javën e 15-të në Superligë.

Në minutën e 38-të Lala u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë vendasit në inferioritet numerik. “Djemve të Detit” pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë, nuk mundën që ta shfrytëzojnë superioritetin numerik.

Pas këtij barazimi, Kukësi renditet në vend të shtatë me 16 pikë. Teuta nga ana tjetër vuan në fund të renditjes me 13 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?