Kukësi merr fitoren e parë në kampionat, mund Skënderbeun me një “perlë” (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 23 Shtator 2023 20:19
Kukësi regjistroi fitoren e parë në kampionat, teksa mposhti minimalisht Skënderbeun në transfertë.
Në minutën e 29-të, Reci shënoi një super gol nga jashtë zone për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Zhgënjejnë sërish korçarët, që marrin humbjen e tretë radhazi. Kukësi merr 3 pikët e para, por përsëri mbetet në fund të tabelës, ndërsa Skënderbeu mban vendin e gjashtë me 6 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

