Kukësi zhyt në krizë Tiranën me Shkurtajn, Flamurtari dhe Luftëtari bëjnë “paqe” (VIDEO)

Kukësi ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-0 në transfertën ndaj Tiranës në duelin e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi”. Dy golat e shënuar nga Rroca, i kanë dhënë 3 pikët e radhës skuadrës verilindorëve. Bomberi i njohur e kishte të thjeshtë për të shënuar në minutën e 34-t me portën e boshatisur, ndërkohë që në fundin e ndeshjes me një lëvizje të bukur në zonë, arriti që të shënonte dhe golin e dytë personal. Kukësi ruan vendin e dytë me 51 pikë 10 më pak se Partizani, ndërkohë që Tirana mbetet në vendin e 8-të me 5 pikë më shumë se Kastrioti.

Flamurtari ndërkohë nuk ka shkuar më shumë se barazim me rezultatin 1-1 ndaj Luftëtarit në një ndeshje me mjaft emocione. Ekipi i trajnerit Ilir Daja iu fal golit të çuditshëm të sulmuesit Andi Ribaj në minutën e 49-të. Luftëtari gjeti barazimin me Filin në minutat e fundit të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?