FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kumbulla: Isha pa fat, më mirë që të shënojë në sfidat e tjera!

Marash Kumbulla beson se Kombëtarja do të përmirësohet në ndeshjet në vijim, ndërkohë që fitorja ndaj Andorrës shihet si hap pozitiv. Mbrojtësi i talentuar në lidhje me dy raste që humbi, deklaroi se më mirë që t’i ruajë golat për sfidat e tjera.

“Andorra ishte një ekip agresiv. Kur nuk ke hapësira është e vështira. Kishim disa raste, por ishim të pafat. Morëm 3 pikë dhe do të mendojmë për Anglinë. Do luajmë edhe më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht. Me stërvitje dhe ndeshje, mund të përmirësohemi edhe më mirë.

Kisha mundësi, për të shënuar, kishim pak fat para portës. Ato raste disa herë i kam bërë gol. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, u shpreh Kumbulla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?