Kuqezinjtë, 3 lojtarët e rinj të talentuar dhe seksi që shkëlqyen (FOTO)

Meqë ndeshja mbaroi, le të flasim pak për prurjet e reja shumë caliente që ka skuadra e Panucci-t. Të rinj, të talentuar dhe seksi: këta lojtarë janë paketë e plotë për t’u bërë yjet e ardhshëm të futbollit. U mungon vetëm të japin më të mirën në fushë.

Eros Grezda e nisi me këmbë të mbarë; gjatë ndeshjes së djeshme me Turqinë shënoi një gol për kokë të golit, që vulosi fitoren e Shqipërisë kundër Turqisë.

Grezda na doli të jetë kushëri me ish-kapitenin Lorik Cana, sepse ky i fundit e uroi duke shkruar:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bravo kushaaaa…”

Swiss Digital Mobile Reklama

Vërtet Cana s’luan më, por themi se Eros Grezda, që ka pamjen siç ka emrin, është i denjë për të mbushur boshllëkun që la largimi i një prej lojtarëve më seksi që ka patur ekipi ynë. Mesfushori i gjatë 1.80, i lindur në Gjakovë, është një talent: me Lokomotivën e Zagrebit, ku ka luajtur për 2 vite, ka shënuar 14 gola dhe dje, tregoi se është zgjedhja e duhur për kombëtaren.

Një tjetër lojtar relativisht i ri është edhe Frederik (Freddie) Veseli, i cili që kur hyri për herë të parë tek ekipi kombëtar i Shqipërisë na la gojëhapur. U trajnua me Zvicrën deri në nivelin U21, për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në 2015-ën dhe që atëherë s’na e ka bërë akoma respektin me ndonjë gol.

Veseli ka luajtur me klube shumë të rëndësishme, si Manchester City dhe Manchester United, më pas Lugano e tani me Empolin, në rolin e mbrojtësit. E ndërsa presim të kapë rrjetën me top për herë të parë për kombëtaren, Veseli ka shënuar zemrat dhe mendjet tona.

Një emër fare i ri, blerje e Panucci-t, është Astrit Ajdareviç, i lindur në Prishtinë dhe i rritur në Suedi. Ajdareviç iu bashkua kombëtares sonë këtë vit dhe nuk e dimë përse, por kjo fytyrë na premton mrekullira.

Ka luajtur për ca kohë me Liverpool-in dhe më pas me Leicester City-n, ndërsa ka luajtur për kombëtaren e Suedisë të të gjitha niveleve deri në U23.

Dje, u fut për herë të parë në fushë kundër Turqisë dhe ndonëse s’ia doli të bëhej protagonist, si mund t’i shpëtonte syrit tonë të mprehtë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?