“Kush shënon më shumë, Lewandowski apo Kane?”, UEFA pret gola nga bomberi anglez

Shqipëria luan pas më shumë se një ore ndaj Anglisë, teksa kuqezinjtë kanë përballë një sfidë tejet të vështirë për të dalë me pikë nga fusha e Air Albania. Britanikët kanë kualitetet të jashtëzakonshme në organikë, me shumë futbollistë që luajnë në klubet më prestigjioze të Europës.
Ai që spikat më shumë është Harry Kane, sulmuesi i Totenhem. Bomberi anglez do të kërkojë të ndëshkojë Etrit Berishën me shokë, ndërsa UEFA pret gola nga ai. Në një postim në rrjetet sociale, UEFA ngre pyetjen se cili prej Lewandowskit dhe Kane do të shënojnë më shumë gola.
Kujtojmë se polaku do të përballet me Andorrën, një kundërshtar i lehtë dhe më inferior se Shqipëria. Mbetet të shihet nëse Kane do të arrijë të lërë gjurmë ose jo ndaj kuqezinjve tanë.

KOHA JONË SONDAZH

