Laçi mbetet në Superiore, mund në “play out” pas 120 minutash Flamurtarin

Laçi siguroi qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm, pasi mposhti Flamurtarin me rezultatin 3-1. Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në shtesë kurbinasit shënuan dy herë.

Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, me Cordeiron, që shënoi pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit. Vlonjatët e nisën pjesën e dytë në sulm dhe në minutën e 64-t, barazuan shifrat, falë një autogoli të Dajkos.

Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në shtesa, skuadra bardhezi, ishte dominuese. Në minutën e 109-të, Cordeiro shënoi një tjetër gol, këtë herë nga penalltia, për t’i dhënë avantazhin vendasve. 10 minuta më vonë, Mjaki, vulosi shifrat në 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi siguron qëndrimin në Superiore, ndërsa Flamurtari, do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë, edhe për një tjetër sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?