Lajm i madh për Realin në prag të sfidës me Atleticon, Mbappe ia del të rikuperohet

Në Euroderbin e Champions League kundër Atletico Madridit, Carlo Ancelotti do të do të mund të ketë edhe shërbimet e Kylian Mbappé. Sulmuesi francez është në fakt mes emrave në listën e trajnerit për ndeshjen e sotme që do të përcaktojë kalimin në çerekfinale dhe me shumë mundësi do të jetë titullar.

Lojtari do të monitorohet në orët në vijim dhe nëse nuk është 100% në formë, nuk do të dalë në fushë. Gjithsesi, gjithçka tregon për praninë e tij në fushë, duke qenë se po flasim për një lojtar që mezi pret të thotë fjalën e tij në një ndeshje të madhe.

Vetë Mbappé qetësoi fansat e tij duke shpërndarë një foto të tij duke u stërvitur me shokët e tij në Instagram. Gjithsesi vetëm disa orë dhe ne do të dimë gjithçka.

Lista e të grumbulluarve të Realit

Portierë: Courtois, Lunin, Fran González.

Mbrojtës: Alaba, Lucas Vázquez, Fran García, Rüdiger, Mendy, Asencio, Jacobo.

Mesfushorë: Camavinga, Valverde, Modrić, Tchouameni, Bellingham, Arda Güler, Chema.

Sulmues: Vinicius, Mbappé, Rodrygo, Endrick, Brahim Diaz, Gonzalo.

SHKARKO APP