FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lamtumira tjetër e Lorik Canës, sot shkelmon topin në “Velodrome” (Video)

Kampionati francez do të kulmojë në mbrëmje me supersfidën e javës së 10-të mes Marsejës dhe PSG-së. E quajtur ndryshe “Le Classique”, kjo përballje është nga më të zjarrtat për shkak të rivalitet shumë të egër të këtyre dy skuadrave.

Takimi i sotëm do të ofrojë një emocion akoma më të veçantë. Do të jetë kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ai që do të shkelmojë topin e parë në “Velodrome”, ndaj ish-ekipit të tij të parë në futbollin profesionist.
Velodrom-470x313

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Respekt, krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm për një ikonë si Lorik Cana, i cili do të nderohet nga dy klube të elitës evropiane, të cilat kanë në përbërjen e tyre shumë yje. Kujtojmë që ish-kapiteni i Kombëtares i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në ndeshjen ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi”./panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?