FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio e zyrtarizon Maurizio Sarrin me një … cigare

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazio. Lajmi është konfirmar klubi bardhekaltër përmes rrjeteve sociale. Pas shumë thashethemeve për të ardhmen e tij, midis Serie A dhe Premier League, trajneri kampion italian në vitin 2020 rifillon nga kryeqyteti, ku do të provojë të fitojë trofe.

Lazio në rrjetet sociale postoi së pari vetëm një cigare, pastaj kostumin sportiv të skuadrës dhe një bankë. Të gjitha të dhëna shumë të qarta për trajnerin e ri.

I shkarkuar nga Juventusi, pasi dështoi në Champions 2019-2020, Sarri qëndroi pa punë një vit, duke pritur një stol në të cilin do të vazhdonte karrierën si trajner.  Sarri ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare; deri më 2023. Ai do të fitojë 3 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?