Lazio fiton me vuajtje ndaj Sampdorias, vendos Luis Alberto (VIDEO)
Lazio rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A. Skuadra e Inzaghit fitoi me vështirësi 1-0 në “Olimpico” kundër Sampdorias.
Goli i vetëm i ndeshjes do të vinte në minutën e 24-t. Pas një kundërsulmi të shpejt Luis Alberto arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës.
Sampdoria kërkoi me ngulm golin e barazimit deri në fund, por fati nuk ishte në anën e tyre. Me këtë fitore ekipi i Inzaghit ngjitet në vendin e katërt me 43 pikë pas 23 javësh. /R.Lika-Koha Jone/
https://twitter.com/i/status/1363136730396827649
KOHA JONË SONDAZH

