Lazio fiton pastër ndaj Empolit, siguron pjesëmarrjen në Europa League
Lazio triumfoi pastër 2-0 ndaj Empolit dhe siguroi biletën për në Europa League në sezonin e ardhshëm. Toskanët, gjithmonë në rrezik të rënies nga kategoria, e nisën mirë, por Mandas ishte i shkëlqyer ndaj Caputo në minutën e 35-të.
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur goli që ka zhbllokuar ndeshjen. Në goditjen nga këndi të Zaccagni-t, Bereszynski humbet Patric që mposhti Caprilen në mënyrë akrobatike. Vecino do të dyfishonte shifrat në minutën e 89-të.
KOHA JONË SONDAZH

