Leao zbulon “look”-un e ri në Instagram, heq dorë nga gërshetat

Sulmuesi portugez Rafael Leao ka surprizuar ndjekësit në rrjetet sociale me një pamje të re. Përmes një postimi në Instagram, ku shkruan me humor “Modeli i ri i flokëve u zhbllokua”, Leao ka zbuluar se ka hequr dorë nga gërshetat karakteristike dhe tashmë shfaqet me flokë të shkurtër.

Ky ndryshim i stilit vjen në një moment vendimtar për skuadrën e Milanit, që po përgatitet për sfidat e fundit të kampionatit dhe për finalen e Kupës së Italisë ndaj Bologna-s. Duket se sulmuesi kuqezi kërkon të zhvendosë të gjithë vëmendjen tek fusha e lojës dhe të jetë sa më i përqendruar për të ndihmuar ekipin në këto ndeshje kyçe.

Leao, i cili ka qenë me një stil të ngjashëm flokësh edhe gjatë kohës te Sporting Lisbona, rikthehet kështu me një pamje më të thjeshtë – një sinjal ndoshta për një qasje më të përqendruar drejt objektivave sportive të Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?