Legjendat e Real Madrid kundër atyre të Romës, Luis Figo realizon gol spektakolar (Video)
Mbi të gjitha u dallua Luis Figo që dukej sikur ktheu vitet mbrapa duke realizuar një gol mbresëlënës nga goditja e dënimit. “Galaktiku” shenjëstroi në perfeksion nga afërsisht 20 metra portën verdhekuqe duke dërguar rezultatin në 2-0.
Ndeshja ishte e organizuar nga “Fondacioni Real Madrid” që i dërgoi të gjithë të ardhurat nga biletat për bamirësi.
Kjo nuk është hera e parë që legjendat e Real Madrid zhvillojnë ndeshje të tilla kohët e fundit. Më parë me ‘galaktikët’ kishin luajtuar Manchester United dhe Bayern Mynchen.
Nga 7 ndeshjet e fundit që yjet e Real Madrid në të shkuarën kanë zhvilluar me ekipe të tjera, 6 prej tyre i kanë fituar ndërsa barazimi i vetëm është kundër Interit në 2014.
KOHA JONË SONDAZH

