Lenjani dhuron spektakël në Zvicër, shënon dopietë për 12 minuta (VIDEO)

Emir Lenjani u la jashtë grumbullimit për dy ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës, duke u shprehur se nuk do të grumbullohej më derisa ai të jetë trajneri i kombëtares.

Tani që strategu italian është larguar, vetëm disa ditë më pas, mbrojtësi shqiptar ka shënuar dopietë në fitoren 2-1 ndaj Thun. Lenjani realizoi dy gola fantastikë brenda 12 minutash, në pjesën e parë. Festimi i tij ishte gjithashtu spektakolar pas golave.

Mbrojtësi ka shënuar 5 gola në kampionat gjatë këtij sezoni, ndërkohë që Lenjani është kthyer në një mbrojtës goleador.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?