Leo Messi drejt PSG, ikën nga Barcelona

Leo Messi drejt PSG. Ikën nga Barcelona. Në rrjetet sociale ai që shkruan është Khalifah bin Hamad Al Thani, vëllai i Emirit të Katarit dhe anëtar i familjes që zotëron klubin parizien, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi. “Negociatat janë mbyllur zyrtarisht. Më vonë njoftimi”, – shkroi Al Thani me hashtags Messi dhe PSG.

Messi mendohet të nënshkruajë një kontrate 2 vjeçare me opsion në sezonin e tretë, duke përfituar 40 milionë euro në vit përfshirë shpërblimet, dhe me përjashtim të surprizave, do të prezantohet me një ngjarje madhështore të martën e 10 gushtit në Kullën Eifel, e cila tashmë është prenotuar nag klubi i PSG.

Messi

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Gjithashtu Al Thani postoi më vonë edhe një foto të Messit me Ramos, duke shkruar “Kryeqyteti i Dritës”, 8 Champions League, duke iu referuar numrit që kanë fituar të dy futbollistët së bashku me Barcelonën dhe Real Madrid.

Që Messi po shkon drejt PSG duket edhe nga fjalët e Pep Guardiolës, i cili tha që jemi më shumë të interesuar më Harry Kane. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?