Leo Messi gati të largohet nga Barcelona

Messi largohet nga Barça, City gati pagën ‘faraonike’. Lionel Messi po e mendon seriozisht mundësinë e transferimit tek Manchester City.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, pasi argjentinasi po zvarrit rinovimin me katalanasit, shkruan tabloidi britanik, “The Sun”.

Sipas këtij tabloidi, Messi është duke menduar mundësin që të bashkohet me Pep Guardiolën tek Manchester City.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të fundit Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i besuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit. Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas situatës për referendum në Kataloni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester City është i gatshëm t’i ofroj Messit 40 milionë sterlina për nënshkrimin e kontratës.

Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë marramendëse prej 500 mijë sterlinash në javë dhe një kontratë 5-vjeçare.

Presim të shikojmë vendimin e Messit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?