FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthimi i tifozëve në sfidën me Anglinë, letra e Dukës për Ramën bën xhiron e botës

Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të martën për lejimin e tifozëve të vaksinuar në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Anglisë. Federata me anë të presidentit Duka i kërkoi Ramës 30 për qind të vendeve, ose 6500 në impiantin “Air Albania” Stadium, në duelin që do të luhet të dielën.

“Do ju propozoja që të lejohen në stadium të gjithë personat që janë vaksinuar dhe kanë përfituar nga procesi i vaksinimit masiv që ju si Qeveri po zhvilloni në mbarë trojet shqiptare”, shkruhet në një fragment të letrës që është bërë publik në “Associated Press”. Lajmi është bërë publik në disa media ndërkombëtare duke filluar nga “Sky Sports”, apo “Washington Post”.

Rreth 50,000 personel mjekësor, mësues dhe njerëz mbi 80 vjeç janë vaksinuar kundër koronavirusit deri më tani në Shqipëri, që ka një popullsi prej 2.8 milion. Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka refuzuar propozimin e FSHF, por mbetet të shihet nëse do të ketë një përgjigje për letrën e fundit të Dukës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?