Lewandowski: Barcelona mundësi e madhe, gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga

Robert Lewandowski është shprehur i lumtur për transferimin te Barcelona. Ai foli për mediat zyrtare të klubit katalanas duke treguar emocionet e para.

“Barça është rikthyer. Mendoj se mund të ndihmoj të kthej skuadrën në majat e futbollit europian. Kanë qenë ditë të gjata. Shpresoj të fillojmë menjëherë të fitojmë. Më pëlqen të fitoj trofe dhe ky është një kapitull i ri për mua me sfida të reja.

Është një mundësi e madhe për mua. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe për një skuadër të madhe. Kam folur me Xavin dhe idetë që ai ka. Ka qenë një futbollist i madh dhe e pret një e ardhme e madhe dhe si trajner”, deklaroi sulmuesi polak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?